Ambasadori gjerman lavdëron për luftimin e korrupsionit: Kosova ka shënuar dukshëm progres në këtë fushë

Ambasadori gjerman lavdëron për luftimin e korrupsionit: Kosova ka shënuar dukshëm progres në këtë fushë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën, progresin që kjo e fundit ka bërë në luftimin e korrupsionit, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadori Rohde ka theksuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë aspekt.

“Vërtetë lajm i mirë. Kosova ka shënuar progres të dukshëm në luftimin e korrupsionit. Në indeksin e antikurropsionit Kosova ka përparuar 17 vendeve, dhe tani renditet në vendin e 87-të. Inkurajojmë Kosovën që më në fund të fillojë të ecë përpara në luftën serioze të korrupsionit. Vazhdo kështu. Kosova ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar ambasadori. / Gazeta Enigma.

Related Articles