Ambasadori gjerman për zgjedhjet e Serbisë: Kosova s’po do zgjidhje pragmatike

Ambasadori gjerman për zgjedhjet e Serbisë: Kosova s’po do zgjidhje pragmatike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për procesin e zgjedhjeve të Serbisë, ku ka shprehur papajtueshmërinë e tij lidhur me qëndrimin e institucioneve kosovare.

“Zgjidhjet për çështje të ndryshme gjithmonë kërkojnë  kompromise. Në këtë kontekst, ne, si vende të Quint, kemi shprehur pakënaqësinë tonë sepse Kosova prej kohësh nuk është pajtuar për zgjidhje pragmatike që do t’u mundësonte atyre që kanë të drejtën të votojnë në Kosovë, që të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë”, ka thënë Rohde për “BBC in Serbian”.

Ai në përgjigje me shkrim ka shtuar se është kyçe që të bëhen përpjekje  për bashkëpunim rajonal dhe gjetje të zgjidhjeve për qytetarët e rajonit./Gazeta Enigma/

Related Articles