Putini “kasap”, Kremlini i kundërpërgjigjet Bidenit

Putini “kasap”, Kremlini i kundërpërgjigjet Bidenit

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin, ‘kasap’, pas takimit me refugjatët ukrainas.

Duke folur shkurt pas një vizite për të takuar disa refugjatë ukrainas, Biden u pyet nga gazetarët në lidhje për mendimin e tij për Vladimir Putin, shkruan Skynews.

“Ai është një kasap”, u përgjigj ai.

Kremlini iu kundërpërgjigj pak kohë më vonë, duke thënë se këto deklarata “kufizojnë më tej mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve”./Gazeta Enigma/

Related Articles