Ambasadori i ri i Kosovës në Francë dorëzon letrat kredenciale

Ambasadori i ri i Kosovës në Francë dorëzon letrat kredenciale

Pas shkarkimit të 12 ambasadorëve në vende të ndryshme muaj më parë, tashmë Kosova ka ambasadorin e ri në Francë.



Mehdi Halimi është ambasadori i ri i Kosovës në Francë, i cili sot ka dorëzuar letrat kredenciale.

“Me rastin e fillimit të detyrës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi, ka takuar drejtorin e Protokollit të Shtetit francez, z. Philippe Franc, me ç’rast ia ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Paris. /Gazeta Enigma.

Related Articles