Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, ka thënë se përvjetori i 111-të i gjen shqiptarët më mirë se kurrë.
“Shqipëria ka njohur progres serioz, që po lë gjurmë të duhur në shoqërinë tonë, jemi anëtarë i NATO-s, vend kandidat për BE, anëtare e përkohshme në KS të OKB-së, ku fuqishëm ka ngritur zërin në dobi të paqes në rajon e veçmas për Kosovën”, tha Malaj në RTK.
Malaj tha se Kosova për Shqipërinë është prioritet strategjik.
Ai foli edhe për një sërë marrëveshjesh të nënshkruara mes qeverive, mes parlamenteve të të dyja vendeve, shkëmbimin tregtar, sferën e sigurisë.
“Jemi dy shtet, por një komb, që aspirojmë në të njëjtat qëllime, anëtarësimin në NATO e në BE”, tha ai.
Diplomati shqiptari ka folur edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s.
Derisa përkujtoi edhe kontributin e shteteve të tjera në mbështetjen e Shqipërisë, Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.