Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, të mërkurën ka njoftuar se ka shkruar në librën e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare.
“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde.
Honoring the literary giant Ismail Kadare. His words brought Albanian literature to the world and touched countless hearts. Rest in peace.
His legacy will live on through his timeless stories and the inspiration he provided to generations of young writers! pic.twitter.com/JJZl96tTa9— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 3, 2024