Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të Raportit të Anketës për Mbrojtjen e Sinjalizuesve si pjesë e projektit “Fuqizimi i sinjalizuesve në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në institucionet publike”.
Ismet Kryeziu drejtor ekzekutiv i KDI-së, tha se Ligji për Sinjalizues në Kosovë nuk po zbatohet, edhe pse sipas tij, ky ligj është instrument që mundëson parandalimin e korrupsionit.
“Ligji për sinjalizim është një instrument lirie që mundëson parandalimin e korrupsionit në fushën publike e private. Kosova nuk ka vuajtur për ligje por zbatueshmëti të tyre. Për ligji për mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë nuk janë shumë të informuar ani pse ai shihet si një alternativë ku paraqiten të gjetura e dëshmi që i shohin”.
Kryeziu ka njoftuar se për realizimin e projektit për të parë se si qëndron Kosova në mbrojtjen e sinjalizuesve në institucionet publike e private KDI është mbështetur nga Holanda.
“Ne kemi pasur mbështetje nga ambasada e Holandës për realizmin e këtij projekti. Ne do të angazhojmë ekspert nga Holanda në përgatitjen e moduleve për trajnimin e të gjithë sinjalizuesve që i kemi brenda institucioneve”.
Ndërsa Carin Lobbezoo ambasadore e Holandës në Kosovë, tha se sundimi i ligjit është bazë e stabilitetit dhe ka garantuar mbështetje për mbrojtjen e sinjalizuesve, duke ndikuar kështu në luftimin e korrupsionit.
“Holanda i kushton rëndësi të madhe sundimit të ligjit që është bazë për stabilitet e llogaridhënie. Sundimi i ligjit është themel dhe ato duhet të ndërtohen së pari thotë kryeministri im”.
“Sinjalizuesit duhet të kenë guximin për zbulimin e padrejtësive dhe mundësinë e korrigjimit të tyre. Sinjalizuesit përballen me shumë vështirësi por ata përmbushin një rol esencial për zbatimin e ligjit. Që dikush të bëhet sinjalizues duhet të jetë i sigurt për të ndarë ato informata”.
Kurse Blerim Sallahu zëvendësministër i Drejtësisë, ka njoftuar se tashmë rregullorja e brendshme që mundëson zbatimin e plotë të Ligjit për Sinjalizim do të dërgohet për miratim më Qeveri.
“Ligji për mbrojtje të sinjalizuesve ka hyrë në fuqi në vitin 2018. Ky ligj është i rëndësishëm në raportimin e rasteve të korrupsionit. Vullneti politik për zbatimin e kësaj kornizën ligjore ka munguar. Ata kanë luftuar për rritjen e korrupsionit e jo uljen e tij”.
Drejtori Agjencia Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka njoftuar se institucione janë gjithsej 180 sinjalizues dhe se gjatë viti 2021 kanë pranuar 4 raste të raportimin të cilat janë në proces të shqyrtimit.
“Ky është një raport voluminoz dhe shumë i mirë që do të ndihmoj institucionet. Për zbatimin e këtij ligji agjencia ka themeluar divizionin për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe ka njoftuar të gjitha institucionet duke u kërkuar që të caktojnë një zyrtarë përgjegjës dhe deri më tani janë 180 persona të tillë. Ka në disa ministri që kemi tre persona dhe kemi vazhdimisht ndryshime në numra”.