“Nëse Osmani garon në zgjedhje, do të ishte oponentja kryesore e z. Kurti”

“Nëse Osmani garon në zgjedhje, do të ishte oponentja kryesore e z. Kurti”

Edhe pse vendi ende është në pritje të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, i propozuar nga presidentja Vjosa Osmani ka hapur mundësinë që vendi të përballet sërish me zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta “Enigma”.

Një përqarje e re në politikën kosovare ku protagonistë janë kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, po merr formë çdo ditë e më shumë.

Këndvështrimet e kundërta politike të Kurtit dhe Osmanit që u shpërfaqën së fundmi kanë përçarë raportin e tyre, që sipas analistit Arton Muhaxheri nuk është një “surprizë e madhe”, duke pasur parasysh se edhe bashkimi i tyre ka qenë për të njëjtën arsye.

Muhaxheri tha për “Enigmën” se në politikë marrëdhënie të tilla kur interesat ndryshojnë nuk janë afatgjata.

“Përçarja mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk është ndonjë surprizë e madhe. Në thelb, të dy kanë qenë bashkë për interes politik dhe sot duket se janë ndarë po për interes politik”, deklaroi ai.

Muhaxheri tutje ka theksuar se “aleanca e tyre u ndërtua në një moment kur përputheshin objektivat dhe kalkulimet politike, por në politikë marrëdhënie të tilla rrallëherë janë afatgjata kur interesat fillojnë të ndryshojnë. Tani që prioritetet dhe pozicionet e tyre nuk janë më të njëjta, është e natyrshme që kjo të reflektohet edhe në raportet publike mes tyre”.

“Osmani pa një strukturë partiake do ta ketë shumë të vështirë”, theksoi Muhaxheri.

“Nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të reja, mbetet për t’u parë nëse Osmani do të zgjidhte të përfshihej drejtpërdrejt në garë politike. Nëse ajo vendos të përfshihet në garë, mendoj se do të ishte oponentja kryesore e z. Kurti. Megjithatë, ajo do të duhej t’i bashkohej një subjekti politik, sepse pa një strukturë partiake do ta ketë shumë të vështirë”, deklaroi Muhaxheri për Gazetën “Enigma”.

Related Articles