Kryetari i delegacionit për bisedime me Serbinë në çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, ka udhëtuar së bashku me kryeministrin, Albin Kurti në Ohër.
Hoti ka thënë se pjesëmarrja e tij ka për qëllim që çështja e personave të zhdukur të futet si paragraf në aneksin për zbatimin e ujdisë për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.
“Normal unë jam veç për pjesën e personave të zhdukur. Qëllimi im është që çështja e të pagjeturve të futet si paragraf i veçantë në aneks dhe të trajtohet me urgjencë dhe afate kohore, KM po kërkon në takim me Vuçiqin që kjo çështje të hyjë në aneks marrëveshje”, u shpreh Hoti në një prononcim për Front Online.