Andin Lokaj: Hansi Flick në mendime, mos i ka edhe ky vetëm 16 euro në konto

Andin Lokaj: Hansi Flick në mendime, mos i ka edhe ky vetëm 16 euro në konto

Komentatori i sportit në Artmotion, Andin Lokaj, ka bërë një koment qesharak për trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, teksa ky i fundit shihej i ngrysur gjatë ndeshjes së Barcelonës me Celta Vigon.

“Hansi Flick në mendime, mos i ka edhe ky vetëm 16 euro në konto”, tha Lokaj gjatë komentimit, duke ironizuar me deklarimin e pasurisë së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar 16.41 euro pasuri në bankën e tij.

Andin Lokaj kishte bërë edhe më herët komente ndaj Albin Kurtit, në transmetim live, duke e quajtur atë “kryeministrin më hajvan në histori”, për çka ishte suspenduar nga komentimi për një muaj, nga kompania Artmotion.

Related Articles