Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese do të ishte një hap i rëndësishëm për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai shprehu keqardhje për faktin që Kosova ende nuk është anëtare e kësaj organizate dhe theksoi se është e domosdoshme që drafti të dërgohet në Gjykatë për të avancuar procesin.
Në lidhje me mundësinë që Kosova të përfshihet në agjendën e takimit të ardhshëm të Komitetit të Ministrave, Hargreaves e quajti këtë një mundësi për lëvizje pozitive, por theksoi se gjithçka varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës.
Ai theksoi se është e rëndësishme të arrihet një votim pozitiv, duke shmangur dështimet të ngjashme me ato në UNESCO, për të siguruar një rezultat të favorshëm për Kosovën.