Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenca përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Gjatë ceremonisë, anëtarët e rinj u zotuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri, besnikëri, paanësi, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë”. /Gazeta Enigma/