Roberto Mancini beson se Anglia e ka merituar të jetë në finale derisa ka thënë se Leonardo Spinazzola ka qenë mbrojtësi më i mirë i krahut në Euro 2020.
Azzuri përballën me Tre Luanët në finale të Euro 2020 të dielën në stadiumin Wembley, derisa Roberto Mancini ka thënë se ai mendon se anglezët e kanë merituar të jenë në finale.
“Mendoj se ata e kanë merituar të jenë në finale për shkak se ata kanë një skuadër që ju jep shumë pak hapësira, janë skuadër solide dhe janë të mirë në përfundimin e aksioneve”, tha Mancini për FIGC.
Mancinit i janë treguar edhe pak fotografi të garës dhe ai i ka komentuar ato. “Ky ishte një festim pas ndeshjes, një dedikim për Spinan, i cili ka qenë mbrojtësi më i mirë i krahut në këtë garë dhe është më të vërtetë keq se ai nuk do të luajë me ne në finale. Por, fakti mbetet, ai është më i miri”, ka thënë ai kur aty ishin lojtarët që festonin me fanellën e Leonardo Spinazzolas pas ndeshjes kundër Spanjës.
Mancini ka komentuar edhe shumë momente speciale gjatë Euro 2020, përfshirë përqafimin e tij me Gianluca Viallin gjatë ndeshjes së 1/8-ës së finales kundër Austrisë dhe realizimin e penalltisë së fundit të Jorginhos kundër Spanjës në gjysmë finale.