Anton Quni flet për mundësinë që ai të kandidoj për kryetar të komunës së Prizrenit

Anton Quni flet për mundësinë që ai të kandidoj për kryetar të komunës së Prizrenit

Nënkryetari i parë i LDK-së, Anton Quni, nuk e ka konfirmuar kandidaturën për komunës së Prizrenit, ani pse autori i “Blic Interview”, Astrit Gashi, duke u thirrur në burime të veta, tha se Quni do të jetë kandidat për kryeqytetin historik nga radhët e Lidhjes Demokratike.



Quni, tutje shtoi deri në fund të Majit pritet të mësohen emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga LDK-ja.

“Kjo temë ende nuk është hapuar. Prandaj nuk e konfirmoj kandidimin. Ne jemi duke u marrë me konsolidimin e LDK-së, ngritjen e disa mekanizmave brenda partisë, unë jam përgjegjës për një regjion për vlerësim të situatës së partisë.

Është një nga faktorët që kryetari i degës të jetë edhe kandidat për kryetar, por mund të ketë përjashtime, nëse gëzojmë ndonjë kuadro të mirëfilltë. Deri në përfundim të majit, do të dihen shumica e kandidatëve për kryetarë”, tha ndër të tjerash Quni, përcjell GazetaBlic.

Related Articles