Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është anuluar konkursi për pozitën e kryeshefit ekzekutiv nga Bordi i Drejtorëve.
Në njoftimin e KEK-ut nuk bëhet e ditur se kur do të rishpallet konkursi publik për këtë pozitë.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh. a.) njofton opinionin se sot me datë 27.06.2024, Bordi i Drejtorëve me vendimin me nr. 4165 ka anuluar konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv me nr. 2946 të datës 13.05.2024. Lidhur me ri shpalljen e konkursit publik për këtë pozitë, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare në Facebook.