Anulohet miqësorja mes Shkupit dhe Gjilanit, kjo është arsyeja

Anulohet miqësorja mes Shkupit dhe Gjilanit, kjo është arsyeja

Ditën e martë ishte planifikuar të zhvillohej një ndeshje kontrolluese mes Shkupit dhe Gjilanit.

Ndeshja e planifikuar të luhej në Ohër është anuluar, mëson Gazeta Enigma.

Arsyeja e anulimit janë reshjet e mëdha të shiut të cilat e kanë vështirësuar zhvillimin e kësaj ndeshje.

Skudra e Gjilanit është duke qëndruar në Ohër ku po e zhvillon fazën përgatitore për sezonin pranveror. /Gazeta Enigma/

Related Articles