Vizita e studentëve serb në Prekaz është anualuar, të paktën sipas informacioneve të tifo-grupit, “Shqiponjat e Zeza”.
Disa student serb që po qëndrojnë në Kosovë kishin kërkuar të vizitojnë sot Prekazin, gjë e cila nuk u prit aspak mirë nga qytetarët e Drenicës.
Me të kuptuar një gjë të tillë, tifo-grupi, “Shqiponjat e Zeza” reaguan duke thënë se hyrja e tyre në Prekaz do të ndalohet.
Gjatë ditës së sotme, një numër i konsiderueshëm i tifozëve janë mbledhur në Prekaz, ku thonë se nuk do të lejojnë hyrjen e studentëve. Megjithatë, në reagimin e fundit ata thonë se Policia e Kosovës i ka njoftuar se vizita e serbëve është anuluar, por tifogrupi nuk e ka ndërmend të largohet, pasi sipas tyre ata do të qëndrojnë për çdo rast deri në fund të ditës.
Ja njoftimi:
“Shqiponjat e zeza të përkrahura nga qytetarët dhe pjestarë të organizatës së veteranëve u mblodhën sot për të bllokuar hymjen që qonë drejtë Memorialit të Prekazit.
Edhe pas informacionit nga Policia e Kosovës (atyre që ishin prezent në turmë) se vizita e studentëve që kishte edhe studentë serb është anuluar për shkak të reagimit tonë publik, Shqiponjat e zeza do të jenë prezente gjatë tërë ditës në vëzhgim të qytetit dhe Prekazit në mënyrë që nëse informacioni nuk është i saktë të pengojnë hyrjen e tyre. Çdo moment e më shumë po na u bashkohen njerëz andaj Faleminderit shumë nga ju”, njofton grupi i tifozëve.