Aosciacioni i Komunave të Kosovës: Projektligji për Pagat është degradues dhe nënçmues për pozitën e kryetarit

Aosciacioni i Komunave të Kosovës: Projektligji për Pagat është degradues dhe nënçmues për pozitën e kryetarit

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat duke thënë se është degradues për pozitën e kryetarit.

Në reagim, AKK-ja thekson se pagat e kryetarëve të Kosovës është nënçmues.

“Në asnjë mënyrë postulati i reklamuar nga Qeveria e Kosovës që për punë të njëjtë të jetë paga e njëjtë nuk vlen në këtë rast dhe jo vetëm. Përjashtim kryetarin e Kryeqytetit, paga e kryetarëve të komunave të Kosovës është nënçmuese edhe për mënyrën e zgjedhjes edhe për përgjegjësitë që ka kryetari i Komunës”, thuhet në reagimin e AKK-së.

Mes tjerash, AAK-ja thotë se kryetari i komunës, përgjegjësit i ka tejet të mëdha.

 “Kryetari i komunës sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, përgjegjësitë i ka tejet të mëdha, përveç që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, kryetari i komunës ndër të tjera përfaqëson komunën dhe ka përgjegjësi direkte ndaj qytetarëve të saj; udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të komunës; ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo komiteteve të tij”, theksojnë ata.

“Ndërsa, në anën tjetër, një zëvendësministër ndihmon ministrin dhe është pjesë e hierarkisë administrative, zëvendëson ministrin në rastet e mungesës së tij të përkohshme apo për përgjegjësitë e deleguara shprehimisht nga ministri. Po ashtu, me këtë Projektligj shihe qartë që emërimi politik i një zëvendësministri bëhet më i rëndësishëm dhe më i çmuar se një kryetar komune i zgjedhur me zgjedhje të drejtpërdrejta nga qytetarët”, vijon reagimi.

Në fund, AKK thotë se niveli i pagave në Projektligj nuk reflekton me pozicionin që ka një kryetar komune.

“Këto përgjegjësi nuk reflektojnë nivelin e pozicionimit të një kryetari komune në Draftligjin e Pagave. AKK-ja do të angazhohet më gjithë kapacitetin e vet që këto ndryshime të reflektohen në projekt Ligjin për Paga në Sektorin Publik në takimet me komisionet parlamentare”, përfundon reagimi i AKK-së.

Related Articles