Kosovës do t’i shqyrtohet aplikimi në Këshillin e Evropës nga Komiteti i Ministrave në majin e 2023-ës. Seanca e ardhshme e këtij komitetit nuk e pati në agjendë këtë çështje.
Seanca e 133-të, respektivisht e radhës, e Komitetit të Ministrave pritet të mbahet në Rejkjavik të Islandës, ku mund të jetë në tryezë diskutimi edhe aplikimi i Kosovës në KE.
Kosova ka marrë mbështetje të gjerë nga shumë shtete evropiane për çështjen e anëtarësimit në KE. Në mesin e shteteve që ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KE është SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe së fundmi Finlanda
Italia ka udhëhequr me Komitetin e Ministrave të KE-së deri më tani, derisa sot ka dorëzuar udhëheqjen e këtij trupi punues te Irlanda.
Në mbledhjen e mbajtur sot në Komitetin e Ministrave, ashtu siç është konfirmuar nga vetë Këshilli i Evropës, nuk ka qenë pjesë e agjendës aplikimi i Kosovës.
Më 12 maj, ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla-Schwarz, ka dërguar aplikimin për anëtarësim në KE.