Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia do të diskutojnë për luftën në Ukrainë.
Ky dikutim do të mundësohet përmes një takimi të organizuar në Arabinë Saudite të martën, e në të cilin nuk po merr pjesë vetë Ukraina.
Zyrtarët kanë thënë se ky nuk është fillimi i negociatave, por hapi i parë për të parë nëse Rusia “është serioze” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ndërkaq Rusia ka thënë se takimi është për normalizim raportesh me SHBA-në.
Një tjetër qëllim i takimit, sipas palëve, është për të organizuar një takim në mes të presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin po ashtu në Riad.
Dyshja foli në telefon javën e shkuar dhe Trumpi u tha gazetarëve se “do të takohen në Arabi”, pa caktuar datë.
Në palën amerikane, sekretari amerikan, Marco Rubio, do t’i prijë delegacionit që do ta ketë edhe Mike Ëaltzin si sekretar të sigurisë kombëtare dhe emisarin për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, do ta përfaqësojnë Rusinë.
Po ashtu në takim do të jetë Kirill Dmitriev, shefi i fondit sovran rus. /Gazeta Enigma