Tri grupe muzikore të arbreshëve nga Shën Sofia e Epitit të Kalabrisë, do të performojnë në Mitrovicë.
Në datat 12 dhe 13 korrik, kjo komunë do të jetë nikoqire e Grupit të valleve “Shqiponjat”, rok bendit “Peppa Marriti” dhe korit “Sofioti Cantores”, do t’iu bashkohet edhe bendi ikonik i qytetit të Minatorëve “TNT”.
Ndërkaq, është paraparë që në ditën e parë pas mbërritjes në Mitrovicë, grupet e arbëreshëve të vizitojnë kompleksin memorial të Jasharëve në Prekaz. /Gazeta Enigma