Kanë filluar pritjet në pikat kufitare Mërdarë dhe Dheu i Bardhë, shkaku i fluksit nga diaspora tani që jemi në prag të festave të fundvitit.
Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për të hyrë në Kosovë variojnë nga një orë deri në një orë e 30 minua.
Ndërkohë, në pikën tjetër kufitare, Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin 30 deri në 40 minuta.
Pritjet për të hyrë në Kosovë pritet të shtohen edhe më shumë ditëve në vazhdim. /Gazeta Enigma