Argjentina e fiton “Finalissiman” me lehtësi ndaj Italisë

Argjentina e fiton “Finalissiman” me lehtësi ndaj Italisë

Përfaqësuesja e Argjentinës ka triumfuar në “Finalissima” pasi e ka mposhtur Italinë në stadiumin “Wembley” në Londër. Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma, kampionia e Amerikës së Jugut triumfoi ndaj kampiones së Evropës me rezultatin 3:0.

Të dy golat e parë, Argjentina i shënoi gjatë 45 minutave të para të takimit. Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi sulmuesi Lautaro Martinez (28’) që shënoi nga afërsia pas asistimit të Lionel Messit. Golin e dytë, e realizoi Angel Di Maria në minutën e parë të kohës shtesë. Di Maria mori top nga Lautaro dhe me t’u futur në zonë e mposhti portierin Gianluigi Donnarumman. Ndërsa, rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi Paulo Dybala (94’).

Në këtë ndeshje nga futbolli ndërkombëtar u përshëndet Giorgio Chiellini, i cili luajti vetëm në pjesën e parë. Para fillimit të ndeshjes, Chiellini u nderua me çmim për kontributin e dhënë te Përfaqësuesja e Italisë.

Related Articles