Betimi i Vuçiqit për Kosovën, Berisha akuzon Ramën se po mohon gjenocidin serb

Betimi i Vuçiqit për Kosovën, Berisha akuzon Ramën se po mohon gjenocidin serb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po mohon gjenocidin serb në Kosovë”.

Sipas tij, refuzimi i rezolutës së PD-së për gjenocidin, dëshmon se bëhet për shkak të ‘Ballkanit të Hapur’.

“Refuzimi i rezolutës tonë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga vasal i Vuçiqit, Edi Rama, për shkak të ‘Ballkanit të Hapur’, është akti antikombëtar më i rëndë, pas dorëzimit të Kosovës tek serbët nga Enver Hoxha”.

Veprimin e Ramës, ish-kryeminsitri shqiptar e ka quajtur “aktiantikombëtar” dhe “krim i shëmtuar”.

“Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosovë. Mohimi i genocidit është krim i shëmtuar”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Duhet theksuar se ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë janë paraqitur dy rezoluta thuajse të njëjta të ardhura nga Partia Demokratike, të cilat kërkojnë që Parlamenti i Shqipërisë të dënojë gjenocidin serb në Kosovë.

Mësohet se të dy rezolutat në fjalë janë dërguar në Kuvend nga deputetët e PD-së, njëra e firmosur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij dhe tjetra nga Grupi Parlamentar i PD-së me në krye Enkelejd Alibeajn.

Berisha me rezolutën e tij kërkon nga Qeveria shqiptare që ta shpallë 15 janarin ditën e përkujtimit të Masakrës së Reçakut, gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Related Articles