Ari shtrenjtohet për 18 për qind në Kosovë (VIDEO)

Ari shtrenjtohet për 18 për qind në Kosovë (VIDEO)

Duke e pasur parasysh se muajve të fundit ka pasur rritje të çmimeve në të gjitha produktet, pa dyshim që shtrenjtimit nuk i shpëtoi as ari.

Ky metal i çmuar që përdoret shumë edhe në bizhuteri, shënoi ngritje çmimi për kilogram rreth 18 për qind.

Sipas artarëve kjo rritje lidhet ehe me shtrenjtimin e metaleve tjera si: hekuri, alumini, etj.

Sipas Shoqatës së Artarëve të Kosovës, deri të rritja e vlerës së arit erdhi  pas zhvillimeve globale si lufta në Ukrainë.

Por sipas tyre, çmimi për ari në vendin tonë është akoma më i lirë se në vendet e rajonit, meqë edhe puna për përpunimin e tij mbetet e volitshme.

Related Articles