Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-së për herë të gjashtë

Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-së për herë të gjashtë

Armand Duka është zgjedhur kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit, njofton Gazeta Enigma.

Duka e ka fituar mandatin e gjashtë radhazi si kryetar i FSHF-së.

Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur sot, Duka mori 37 vota.

Katër vota shkuan për Starovën, kurse dy të tjera ishin të pavlefshme.

Në garë për të parin e FSHF-së ishte edhe Dritan Shakohoxha, por ai nuk është paraqitur fare në Asamble

Mandatin e parë Duka e kishte fituar në vitin 2022./GazetaEnigma/

Related Articles