Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh të dyshuarit të dytë, për sulmin ndaj ekipit të Nacionales të premten në Prizren.
Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prizren, përmes një njoftimi.
”Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës– Vjollca Buzhala, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.08.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 15.09.2023, ndaj të pandehurit E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulmi nga neni 184 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.