Është duke vazhduar aksioni i njohur si “Brezovica” nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.
Gazeta Enigma mëson se sot janë duke u bastisur 7 lokacionë në rrethinën e Shtërpcës.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar, Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku.
“Është duke vazhduar aksioni “Brezovica”, jemi duke i bastisur 7 lokacione ne rrethinën e Shtërpcës që ndërlidhen me aksionet që i kemi pas ne te kaluarën”, tha Maloku për Gazetën Enigma.
Maloku ka thënë se për momentin janë në aksion, ndërsa më vonë do të dalin me informata më të hollësishme.
“Tasht jemi në aksion, më vonë dalim me detaje”, ka thënë shkurt ai.
Në fillim të muajit mars ka qenë një tjetër aksion në rastin ‘Brezovica’ ku janë bastisur 12 lokacione në katër qytete të Kosovës, në Ferizaj janë bastisur 5 lokacione, 1 në Lipjan, 1 në Skenderaj dhe 5 të tjera në Prishtinë./GazetaEnigma/