Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas arrestimit të dy mjekëve në Gjilan, nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë ngritur shqetësimet vazhdimisht për degradimin e plotë të strukturës organizative nga qeveria Kurti dhe ministrat e tij të shëndetësisë me ndërhyrjet dhe vendosjen e militantëve politik në QKUK dhe në spitalet rajonale.
Ai ka thënë se tani ata do të dalin dhe t’i sulmojnë hetuesit e prokurorët, teksa ka thënë se fjalën e fundit e ka kryeministri, prokurori dhe gjykatësi Kurti.
Postimi i tij i plotë:
Në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe shqetësimet tona për degradimin e plotë të strukturës organizative nga qeveria Kurti dhe ministrat e tij të shëndetësisë me ndërhyrjet dhe vendosjen e militantëve politik në QKUK dhe në spitalet rajonale.
Ndërkaq, tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës.
Sigurisht e fatkeqësisht, si zakonisht, tani dalin i sulmojnë hetuesit dhe prokurorët duke iu dalur kështu në mbrojtje shkelësve të ligjit.
Kryeministri, prokurori dhe gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit. Verdikti dihet; shkelësit e ligjit – të VV-së, nuk duhet të hetohen, aq më pak të denohen.