Dy raste për keqtrajtim të fëmijëve janë raportuar në Deçan dhe Gjakovë të mërkurën.
Sipas raportit të Policisë në Deçan është arrestuar e dyshuara pasi që e njëjta është hasur së bashku me fëmijën e saj të cilën e shfrytëzonte për të kërkuar lëmoshë nëpër qytet.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në Gjakovë lidhur me planin operativ “identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” është arrestuar e dyshuara dhe janë identifikuar tri vajza të mitura të cilat janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. / Gazeta Enigma.