Sot rreth orës 13:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar janë grabitë një shumë parash në një market, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Ka qenë reagimi i shpejtë, i Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme”, kështu ka bërë të ditur zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Enigma.
Tutje Ahmeti ka deklaruar se personat e dyshuar jane të moshës 35 vjeç dhe 37 vjeç me nënshtetësi Kosovare.
” Personat e dyshuar : A.K, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B.N, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku dy raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje”, ka theksuar ajo.