Janë shoqëruar në Polici dy shtetas të Serbisë në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës, ku sipas raportit thuhet se njëri nga ta ka pasur me vete një ID të policisë së EUROPOL-it, e cila është konfiskuar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Tringë Smajli”, ku i dyshuari i parë është arrestuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka nxitur përçarje.
“Rr. Tringe Smajli, Prishtinë 29.06.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka kryer veprën në fjalë. Ndërsa një dëshmitar mashkull shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.