Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan video duke shtënë me armë

Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan video duke shtënë me armë

Dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje janë arrestuar në Prizren të hënën, raporton Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit të Policisë, ata kishin postuar video në rrjetet sociale ku shiheshin duke shtënë me armë zjarri.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike e kalibrit të panjohur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles