Arrestohen katër persona në Pejë, u rrahën për shkak të një borxhi të mëhershëm

Arrestohen katër persona në Pejë, u rrahën për shkak të një borxhi të mëhershëm

Të dielën pasdite, katër persona janë përfshirë në një rrahje nё rrugën “Qerim Muriqi” nё Pejё, si pasojë e një konflikti të mëhershëm. Të dyshuarit kanë përfunduar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në spital.

Lajmin e ka konfirmuar Policia, me ç’rast është bërë e ditur se është sekuetsruar edhe një armë me mbi 20 fishekë.

Sipas Policisë, motiv i rrahjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për një borxh të mëhershëm.

Njoftimi i PK-së:

Policia menjёherё i ёshtё pёrgjigjur rastit, aty ёshtё kuptuar se tё dyshuarit janё rrahur par arsye tё një borxhii tё mëhershëm, gjatё përleshjes lëndime trupore kanё pёrsuar njёri nga tё dyshuarit dhe viktima, tё njëjtit janё dёrguar nё emergjencёn e Spitalit rajonal pёr tretman mjekёsor.

Policia ka arrestuar tё dyshuarit dhe gjatё intervistimit ёshtё kuptuar se njёri nga tё dyshuarit posedon arme, e njëjta ёshtё sekuestruar nga Policia:

  • Njё (1) armё (pistoletё)
  • Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
  • Njёzet e pesё (25) fishekё kal: 7.62mm

Tё  dyshuarit pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

Related Articles