Në ditën kur po mbahen zgjedhjet lokale dhe të drejtën kushtetuese për votim mund ta ushtrojnë edhe të burgosurit – dy të tillë kishin ikur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vjet për veprën penale ”asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe vjedhje”.
Teksa Policia e Kosovës ishte informuar për rastin pak orë më pas ka arritur që t’i arrestojë të njëjtit.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme” thuhet në njoftimin e SHKK-së.