Janë arrestuar tre persona që dyshohen se kanë falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat për tq përfituar nga fondet nga Ministria e Shëndetësisë shkruan Gazeta Enigma.
Policia ka qenë duke e hetuar rastin qysh prej 30 marsit dhe tash i ka arrestuar pas kontrolleve në banesat e tyre.
“Pas një pune hetimore, më 07.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.