Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 22 vjeçar në Ferizaj, i cili kishte therur me thikë një person tjetër.
Rasti ka ndodhur ditën e premte rreth orës 11:55.
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:55 ka pranuar një informacion se afër pompës së benzinës ‘’Vata petrol’’ në fshatin Vatë të Kaçanikut është një rast therje me mjet të fortë ( thikë)”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin këta të dy një javë më parë në fshatin e tyre Vatë.
“I dyshuari, pasi është arrestuar nga policia është shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohet për procedura të mëtejme hetimore. Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri të ky incident”, vijon njoftimi. /Gazeta “Enigma“/