Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar, i dënuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për A.E., 43 vjeç, shtetas i Kosovës, i cili ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.
Arrestimi është realizuar nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të kërkuar dhe të dënuar për vepra penale.
Pas ndalimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.
