Arrestohet drejtori i ‘Visametric’, nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës

Arrestohet drejtori i ‘Visametric’, nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka lëshuar urdhër për ndalimin e drejtorit të ‘Visamteric’, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Shtetasi turk, që udhëheqë këtë kompani, dyshohet se nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës Komerciale që ia kishte ndaluar t’ua merrte qytetarëve nga 30 euro për shërbimin postar të dërgimit të pasaportës.

“Në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin “Visametric”, Prokurorja e Shtetit, sot pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale , nga neni 394, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, ju njoftojmë se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore, derisa iu bëjmë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale.”, ka njoftuar Prokuroria.


Related Articles