Është arrestuar edhe një person të martën për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, në Prizren.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se ky është personi i dytë që është identifiku dhe u arrestua të martën, pasi siç tha ai i pari është arrestuar ditën që ndodhi incidenti.
Po ashtu në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Prizren 11.08.2023-14:00. Në lidhje me rastin, me 15.08.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.