Një 44-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë në Shqipëri.
M.K, nga Gjakova është arrestuar në pikën kufitare në Morinë.
“44-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ekipi”, të zhvilluar në datën 27.12.2022, pasi në bashkëpunim me 10 shtetas të tjerë (të arrestuar gjatë këtij operacioni), tentuan të kalonin drejt Italisë, 16 shtetas të mitur (të moshës 17-vjeç), kundrejt fitimit 3000-4000 euro për secilin, duke i prezantuar ata si pjesë e një ekipi sportiv”, thuhet në njoftimin e policisë së Shtetit.
Gjakovari dyshohet për disa veprime penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.