Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se një qytetar nga Gjilani është arrestuar pasi i njejti kishte kanosur nënën e tij, shkruan Gazeta Enigma.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën -nënën e tij, kishte kanosur atë dhe kishte filluar të demolonte orenditë e shtëpisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, njofton Policia.