Podujevë: Shoqërohet në polici, pasi sulmon gruan dhe djalin e tij

Podujevë: Shoqërohet në polici, pasi sulmon gruan dhe djalin e tij

Policia e Kosovës njofton se ka ndodhur një rast i dhunës në familje në Podujevë, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas autoriteteve të sigurisë, i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshortën dhe djalin.

Më ndërhyrjen e policisë, i njejti është shoqëruar në stacion policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

Related Articles