Arrestohet gruaja që inskenoi grabitjen dhe dhunimin e saj në Gjilan

Arrestohet gruaja që inskenoi grabitjen dhe dhunimin e saj në Gjilan


Në orët e mbrëmjes të mërkurën, është arrestuar gruaja nga Gjilani e cila ditë më parë kishte raportuar se është dhunuar dhe grabitur nga disa persona të maskuar, shkruan Gazeta Enigma.

E gjithë ngjarja raportohej se ka ndodhur në praninë e fëmijës së saj të mitur.

“Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një femër dhe djali i saj i mitur, deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhej në njoftimin e policisë.

Gazeta Enigma merr vesh se pas hetimeve të zhvilluara, ka rezultuar se këto pretendime ishin të rreme. E gjithë kjo u vërtetua pasi Prokuroria ka siguruar të gjitha materialet që vërtetojnë se ngjarja ishte e fabrikuar.

Ndaj gruas në fjalë është iniciuar rast për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm./ Gazeta Enigma/

Related Articles