Një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin për veprën penale “sulm seksual”.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka keqtrajtuar seksualisht viktimën mashkull.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e PK-së. / Gazeta Enigma.