Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, i cili dje (e premte) kishte grabitur arkën me para të lokalit Tobbacco shop RINGO në Prizren.
Në njoftimin e Policisë thuhet se “më datën 25 qershor 2021 rreth orës 22:15 në Rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prizren, ka ndodhur një rast grabitje në lokalin Tobbacco shop RINGO, ku sipas deklaratës së viktimës dyshuari, ija kishte marr arkën e parave në të cilën kishte rreth 250 euro dhe më pas ishte larguar”.
“Viktima kishte filluar ndjekjen e të dyshuarit dhe në një distancë rreth 150 m larg vendit të ngjarjes i dyshuari e kishte nxjerr thikën duke i thënë viktimës që të mos ofrohet dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim, përcjell Gazeta Enigma.
Më tej thuhet se “Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive e ne bashkëpunim me qytetarët në bazë të informatave të mbledhura nga tereni, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin K. P, (1990) për rastin e vjedhjes grabitqare, të ndodhur më 25.01.2021”.
“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën që e ka kryer. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, i njëjti dërgohet në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari ka dosje kriminale edhe në të kaluarën”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/