Arrestohet i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Pejë, ku një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij.

Sipas burimeve të Sinjalit nga Prokuroria, mësohet se djali ka privuar nga jeta nënën e tij në lagjen Kapeshnicë të Pejës.

Lajmin per Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Related Articles