Arrestohet kosovari në Itali, ishte i dënuar me 12 vjet burgim – kjo është arsyeja

Arrestohet kosovari në Itali, ishte i dënuar me 12 vjet burgim – kjo është arsyeja

Një 35 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Portin e Anconës nga policia italiane.

I njëjti ishte dënuar me 12 vjet burgim për trafikim droge.

Deri te arrestimi i tij erdhi pas një operacioni policor që u zhvillua në këtë port.

Aty u kontrolluan veturat dhe mjetet e tjera të transportit që kishin ardhur nga Shqipëria, raportojnë mediat italiane transmeton Gazeta Enigma.

Burri nga Kosova ka edhe vepra të shumta penale si dhe është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe ndaj tij ka edhe një urdhër për ekstradim.

Dënimi ishte shqiptuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, më 6 prill 2021, shkruajnë mediat në Itali. /Gazeta Enigma

Related Articles