Arrestohet nënkryetarja e Leposaviqit, dyshohet se sulmoi një grua në objektin e komunës

Arrestohet nënkryetarja e Leposaviqit, dyshohet se sulmoi një grua në objektin e komunës

Një rast i pazakontë ka ndodhur paraditen e së mërkurës në komunën e Leposaviqit, raporton Gazeta Enigma.

Nënkryetarja e Komunës, Marina Bogojevic dyshohet se sulmoi një grua, e cila kishte kërkuar vendimin mbi largimin nga puna. Policia ka njoftuar se nënkryetarja u arrestua e më pas u lirua në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. / Gazeta Enigma.

Related Articles