Arrestohet një aktivist i LDK-së në Podujevë për blerje votash

Arrestohet një aktivist i LDK-së në Podujevë për blerje votash

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Podujevë përmes një reagimi publik thotë se Policia e Kosovës ka ndaluar një aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si i dyshuar për blerje votash.



Sipas Lëvizjes Vetëvendosje aktivisti është Arsim Syla.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar aktivistin e LDK-së, Arsim Syla në Gllamnik të Podujevës për blerje votash, i cili është intervistuar si i dyshuar. Lëvizja Vetëvendosje ka informacione nga tereni se edhe aktivistë të tjerë të LDK-së po bëjnë të njëjtën gjë. Prandaj kërkojmë nga organet e rendit që të veprojë shpejt dhe t’i ndalojë këto veprime të kundërligjshme dhe që cenojnë demokracinë rëndë”, thuhet në reagim.

Tuje, në reagim thuhet se ” tentimet për tjetërsim të vullnetit të qytetarëve janë veprime kriminale që po kryhen nga një grupim politik”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve po zhvillohet në 21 komuna, ku në disa prej tyre LVV përballet me LDK-në.

Related Articles